KRIZË SHPIRTËRORE - C'DUHET BËRË?

 
  • KRIZË SHPIRTËRORE - C'DUHET BËRË?

Albanisch

m-6058
0.00 CHF (inkl. MWSt.)

«NDJEHEM I PLOGËT, I LODHUR DHE I RRASKAPITUR. KËSHTU JAM QË PREJ TRE MUAJSH.» Bujari, 29 vjeç

«GJATË NATËS NUK FLE DOT DHE MË VIJNË MENDIME TORTURUESE. NË MËNGJES NDJEHEM I PAFUQISHËM DHE NUK NGRIHEM DOT.» Selimi, 62 vjeç

«KAM GJENDJE ANKTHI DHE NUK E DI PËRSE.» Rudina, 22 vjeç

A mos ju duken gjendje të këtilla shpirtërore si të njohura tashmë? A mos ndjeheni i tejngarkuar dhe i pashpresë?

Gjendjet shpirtërore bien e ngrihen. Mirëpo ç'ndodh nëse ato nuk ngrihen më? Atëherë shpesh kemi të bëjmë me një krizë shpirtërore ose psikike.

Një krizë shpirtërore mund të jetë një shenjë se mos duhet ndryshuar diçka në mënyrën e jetesës. Mirëpo një krizë shpirtërore gjithashtu mund të zhvillohet në një sëmundje psikike.

Në harkun e një viti, afro një e katërta e popullsisë zvicerane vuan nga një sëmundje psikike që mund të vërtetohet përmes një diagnoze.

Shumë njerëz vuajnë një herë gjatë jetës së tyre nga një krizë ose sëmundje psikike e cila jo gjithmonë mund të shmanget me forcat e veta.

Disa syresh ia dalin që krizën e vet ta përballojnë me forcat e veta. Mirëpo nëse forca juaj nuk mjafton më, kërkoni të bisedoni me dikë në të cilin/-ën keni besim.

Merreni krizën tuaj seriozisht dhe ia mësyni ndonjë ndryshimi! Kërkoni të bisedoni me një person të cilit i besoni dhe i cili do t'ju dëgjojë.

« zurück
Warenkorb Keine Artikel